​Në një vijë
Unë jam Visar Kryeziu, i lindur dhe rritur në Kosovën tonë të dashur. Kam përfunduar Masterin në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht jetoj në Zürich të Zvicrës.
Si një kujtim i pashlyer, më ndjek pas një fjalë kur profesori i Grafikës prof. Hysni Krasniqi, drejtim ky të cilin edhe e kam studiuar, na thonte se vetëm 10% nga studentët arrijnë që pas përfundimit të studimeve të Artit, të punojnë dhe jetojnë nga Arti. Unë kam qenë me fat që jam në mesin e atyre 10 përqindëshit.
​
Në muajin janar të 2022 realizova punimin e parë me vetëm një vijë. Punimi parë ishte i Gjergj Kastriotit dhe është pritur jashtzakonisht mirë nga artdashësit. Kështu vazhdova edhe me punimet tjera e që secili punim për mua është si një krijesë e gjalle që i rrah zemra.
​
Vija është vetëm simbolikë me të cilën dua të tregoj se ku do të duhej të qëndronim si komb.
Vijën e kanë bërë vet kontribuesit e qeështjes kombëtare kurse ne duhet vetëm ta ndjekim atë me dashuri. Po lëshuam këtë vijë sigurisht se nuk do të vazhdonim dot si komb.
​
​
​© Të gjitha punimet janë me të drejta të autorit dhe për çdo përdorim pa lejen e autorit do të ndjeket rruga ligjore.