Në një vijë me Dritëro Agollin (13.10.1933 - 03.02.2017)
Kur të jesh mërzitur shumë
Këtu s’ do të jem, do jem larguar
Në tokë i tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.
Ti do trishtohesh atëherë,
Se s’do më kesh në dhomë gjallë,
Dhe, kur në xham të fryjë erë,
Do qash me erën dalëngadalë.
Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje…
(Ky punim është me të drejta të autorit)
#nenjevije #nekemihistori
top of page
CHF 40.00Preis
bottom of page